Aksionet e disa prej prodhuesve më të mëdhenj evropianë të veturave kanë rënë të hënën pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, vendosi tarifa 25 për qind për mallrat nga Meksika dhe Kanadaja dhe 10 për qind për importet nga Kina, duke rritur shqetësimin për detyrimet e mundshme për importet nga Bashkimi Evropian.
Stellantis dhe Volkswagen, të cilat kanë operacione të mëdha në Meksikë dhe janë të prekshme ndaj tarifave, kanë rënë përkatësisht 6.8 për qind dhe 5.6 për qind, raportoi të hënën Reuters.
Volvoja ka rënë 6.5 për qind ndërsa Mercedes Benzi, BMW-ja dhe Porscheja humbën midis 3.6 për qind dhe 4.3 për qind.
Ndërkohë furnizuesi francez i pjesëve të veturave Valeo pësoi rënie me 7.4 për qind.
Analistët kanë frikë se tarifat ndaj Meksikës mund të jenë më të dëmshme për prodhuesit evropianë të automjeteve dhe furnizuesit e tyre sesa çdo tarifë direkte për mallrat e BE-së.
"Besojmë se rreth 8 miliardë euro të të ardhurave të VW-së ndikohen nga tarifat dhe rreth 16 miliardë euro të ardhura të Stellantisit”, shkruajnë analistët në bankën e investimeve Stifel.
-
Trumpi rrit tarifat për automjetet nga BE-ja
-
Trumpi pritet të përjashtojë prodhuesit e veturave nga disa tarifa
-
Stellantisi largon përkohësisht 900 punëtorë amerikanë pas shpalljes së tarifave
-
Gjermania “s’do të dorëzohet” përballë tarifave të Trumpit për vetura
-
Trumpi njofton për tarifat e reja prej 25% për importet e veturave