Çdo pompë karburanti është në thelb e njëjtë - gryka i përshtatet çdo automjeti dhe çmimi afishohet në një tabelë të madhe. Administrata Biden dëshiron t’i bëjë stacionet e karikimit të automjeteve elektrike ashtu.
Rregulli i ri i propozuar kërkon që të jenë ngjashëm me mënyrën se si funksionon një pompë gazi me çdo automjet. Stacionet e karikimit do të ndërtohen përgjatë autostradave të Amerikës, raportoi CNN të premten.
Propozimi, i cili erdhi nga Departamenti i Transportit dhe Departamenti i Energjisë të enjten, vjen pasi konsumatorët në pompa vazhdojnë të paguajnë çmime të larta rekord të gazit.
Megjithëse presidenti Joe Biden pranoi kohët e fundit se nuk mund të bënte asgjë për të ulur çmimet e gazit në një afat të afërt, shtytja për automjetet elektrike është pjesë e planit të tij për të trajtuar krizën klimatike.
Administrata Biden po ashtu po adreson edhe shqetësime të tjera duke kërkuar standardizimin e çmimeve dhe sistemeve të pagesave, duke derdhura miliarda në përpjekje të tjera si në teknologjinë për karimin e shpejtë të baterisë.
-
SHBA-ja prek rezervat e benzinës në përpjekje të uljes së çmimeve
-
Bideni kërkon që për tre muaj të hiqen taksat e gazit dhe naftës
-
Një rrugë në SHBA do t’i karikojë makinat elektrike gjatë vozitjes
-
Uberi u ofron shoferëve amerikanë 4,000 dollarë për të kaluar në automjete elektrike
-
Britania ofron zbritje për veturat elektrike për ta rritur kërkesën