Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

A duhet që automjeti të jetë i gatshëm t’ju vrasë?

A mendoni se nuk jeni shumë vetjak? A do të ishit të gatshëm të hynit në një automobil pa shofer i cili është i gatshëm t'ju sakrifikojë juve, pasagjerin, për t’i shpëtuar këmbësorët?

Apo mendoni se automjeti juaj autonom duhet ta prioretizojë jetën tuaj mbi jetët e të tjerëve? Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Bolonjës e krijoi idenë e quajtur “Butoni etik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo do të ishte një pajisje që ju mundëson t’i zgjidhni konfigurimet etike të automjetit tuaj autonom, nga një “altruist i plotë” në njërën anë deri tek një “egoist i plotë” në anën tjetër, përcjell Koha Ditore.

Punimi i tyre u botua në revistën “Artificial Intelligence and Law”. Tani që pritet që automjetet pa shoferë do të jenë në rrugë brenda disa vjetëve, sfidat etike dhe ligjore që ngrenë po tërheqin shumë vëmendje.

Automjetet autonome deklarohen si një alternativë më e sigurt dhe më e efektshme ndaj automjeteve me shoferë njerëzorë, të cilat çdo ditë i marrin rreth 3.000 jetë në mbarë botën...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)