Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Autonomia po vjen, por zëvendësimi i shoferit i vështirë

“Dikur vitin e ardhshëm”, thotë Elon Musk, “mund të jeni në gjendje të posedoni automobil autonom e pa mbikëqyrje”. “Jo të gjithë kanë idenë se kur do të ndodhë vozitja autonome”, kundërpërgjigjet Gill Pratt, ekspert i robotikës dhe drejtor i Institutit të Hulumtimeve të Toyotas. 

Përtej Muskut, që ka thënë dy herë këtë vit se Tesla do të ketë një milion ‘robotaksi’ nëpër rrugë vitin e ardhshëm, disa ekspertë të automobilave autonomë besojnë se teknologjia është gati për t’u pranuar nga tregu dhe në të gjitha kushtet e vozitjes, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo madje edhe para pengesave nga ligjet, si në New York, ku që nga viti 1971 kërkohet të paktën një dorë në timon. Në vend të kësaj, për të ardhmen e paparashikueshme, ekzistojnë Sistemet Asistuese të Avancuara për Vozitje. 

Ajo konsiderohet si një ko-pilot, që me aftësi të njeriut i zëvendëson ata. Bllokadat për autonominë po bëhen të zakonshme edhe në automobilat e tjerë: Kontrolluesit elektronikë të stabilitetit, sigurisht, por tani radarët, kamerat e sensorët e tjerë që perceptojnë mjedisin e automatikisht përshpejtojnë, ndalin, apo drejtojnë veprime të tjera në rrugë. 

Dhe çdo prodhues i madh i automobilave në Amerikë tashmë është zotuar të bëjë frenimin emergjent automatik si standard në të gjitha modelet deri në shtator të vitit 2022.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)