Kompania franceze Citroen prezantoi një version hibrid të modelit të saj C5 Aircross, shkruan Autoblog.
Citroen ka pasuruar ofertën e SUV C5 Aircross me një version hibrid plug-in, i cili i bashkohet opsioneve tashmë të disponueshme me naftë dhe benzinë.
Vetura Hybrid 136 përfshin shtimin e teknologjisë hibride 48 V në motorin me benzinë Puretech. Citroen pretendon se falë motorit elektrik 21 kW dhe transmetimit automatik me 6 shpejtësi, motori 1.2 litërsh 134 kuaj fuqi arrin deri në 30 për qind kursim të karburantit kur vozitni në qytet. Ky motor Euro 6 emeton 129 gram CO2/km, pothuajse 12 për qind më pak se versioni me naftë dhe 15 për qind më pak se versioni me benzinë “të pastër”.
Çmimet midis hibridit dhe naftës nuk ndryshojnë shumë, edhe pse motori është krijuar posaçërisht për hibridizim. Rreth 40 për qind e pjesëve janë krejtësisht të reja dhe të konfiguruara në mënyrë që teknologjia e re hibride të mos rrezikojë hapësirën në bagazh dhe në brendësi.
