Një patentë e brendit italian të veturave sportive, Ferrari, ka zbuluar planet e kompanisë për një sistem të jashtëm zërimi te veturat elektrike, përmes së cilit do të imitonte zhurmën origjinale të motorëve. Një model i tillë pritet të debutojë më 2025.
Ferrari po synon që deri 40 për qind të veturave të shitura deri më 2030 të jenë elektrike. Për shkak të frikës që të mos humbë identitetin e modeleve V6, V8 dhe V12, kompania po synon ta ruajë trashëgiminë dhe t’i bëjë shoferët e veturave elektrike të ndihen si në modelet e deritashme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç shkruan “Carbuzz”, patenta shpalos plane për “veturë të furnizuar me pajisje riprodhimi të zërit”. Pritet që kjo të vendoset në pjesën e pasme të veturës për të nxjerrë zë sa më autentik.
Mendohet se ky zërim do të përshtatet në proporcion edhe me shpejtësinë e veturës, ashtu që të duket sa më natyrshëm.
Tashmë është bërë zakon që të ketë zhvillime të tilla teknologjike në veturat elektrike. Abarth ka vendosur që në veturën e re 500e të vijë një zmadhues që gjeneron zë si të motorit.