Auto

Toyota Corolla që i kaloi 2 milionë kilometra rrugë

Graeme Hebley, një 72-vjeçar nga Zelanda e Re, njoftoi se me veturën e tij Toyota Corolla, i ka bërë 2 milionë kilometra rrugë, shkroi DailyMail të hënën.

Ai tha se vetura e tij arriti një shifër historike, derisa beson se ajo “do të jetojë përgjithmonë”.

Hebley ka punuar si shpërndarës i gazetave që nga 1968-a.

Ai udhëton me makinë nga Wellingtoni për në NeëwPlymouth gjashtë ditë në javë. Për këtë rrugë i duhen afro 45 minuta, ndërsa Corolla e tij i bën 5000 kilometra çdo javë pune.

“Po të mos kisha punuar me të, nuk do ta besoja. Nuk do ta besoja që mund t'i bënte 2 milionë kilometra pa pësuar defekt”, tha ai.

Sipas 72-vjeçarit, veturën e servison çdo javë tek një servis në Zelandë të Re, e kjo sipas tij, mund të jetë arsyeja që vetura e tij “ka jetuar aq gjatë”.

Image