Një Toyota Corolla e prodhuar në Japoni në vitin 1993 ka të kaluara 2 milionë kilometra. Pronari i kësaj veture është shoferi nga Zelanda e Re, Graeme Hebley.
Hebley, që profesion e kishte shpërndarjen e gazetave, e bleu Toyotan në vitin 2000 dhe në atë kohë ajo kishte të kaluara mbi 100 mijë kilometra, shkruan revista Whanganui Chronicle.
Që atëherë, ai ka bërë 5 mijë kilometra çdo javë për shkak të punës. Ai e dërgonte veturën shumë shpesh në servisim.
Motori e marshuesi janë ende origjinal, ndërsa Hebley thotë se mirëmbajtja dhe servisimi i shpeshtë e bën veturën të qëndronte kaq gjatë në funksion, ani pse ka bërë 2 milionë kilometra.
Rekordi Guinness për më shumë kilometra të përshkruara nga një veturë mbahet nga Volvo P1800S që u prodhua në vitin 1966. Shoferi Irv Gordon përshkoi 5.15 milionë kilometra me Volvon deri në vdekjen e tij më 2020.
-
72-vjeçari arrin “të pabesueshmen”, kalon 2 milionë kilometra me një veturë
-
Toyota Corolla që i kaloi 2 milionë kilometra rrugë
-
Toyota Corolla, vetura më e shitur në vitin 2022
-
Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon
-
Toyota do të tërheqë mbi 40 mijw automjete për shkak të problemeve me frenim