Auto

Lancia shpalos planet për gjashtë vjetët e ardhshëm

Lancia po përgatitet të prezantojë tri modele të reja gjatë gjashtë viteve të ardhshme, duke përfshirë atë Ypsilon që pritet të dalë në shitje me 2024, pastaj Aurelia më 2026 dhe Delta me 2028.

Aurelia do të jetë zbulimi më i madh për markën italiane sa i përket stilit të trupit, me emrin historik që do të përdoret në crossoverin tërësisht elektrik.

Paraqitja spekulative tregon Aurelian me një siluetë të crossover fastback, të ngjashme me Peugeot 408 dhe Citroen C5 X. Megjithëse mund të duket e ngjashme me këto modele, Aurelia do të ketë një stil unik të trupit. Një artist i pavarur e imagjinoi atë me një pamje më pak agresive, por më luksoze, duke përfshirë shenjat e dizajnit nga modelet e kaluara të Lancias.

Përpara, Aurelia ka një grilë ndriçuese të punuar nga Jean-Pierre Ploué, shefi i ri i dizajnit të Lancia, e kombinuar me fenerët LED në formë bajame, të ngjashme me ato të konceptit Fulvia të vitit 2003. Karakteristika të tjera përfshijnë një hyrje të gjerë në parakolp, plastikë diskrete rreth parafangove dhe në pragjet anësore, parakolpët muskuloz dhe, natyrisht, një vijë elegante çatie.

Brendësia do të frymëzohet nga modelet ikonike dhe mobilet italiane.

Shefi i Lancias, Luca Napolitano, ka zbuluar se synojnë të arrijnë Mercedesin me këtë model, ndaj duhet të priten materiale me cilësi të lartë.

Në planin teknologjik, si çdo model premium modern, Aurelia do të përmbajë të gjitha avantazhet nga oferta e Stellantis. Paketa ka të ngjarë të përfshijë zhvillimet më të fundit në sistemet ADAS deri në vitin 2026 dhe info-argëtimin e sofistikuar që është një pikë e rëndësishme e shitjes për këtë segment. /autoblog