Presidenti amerikan, Joe Biden, ka qëndruar të enjten në panairin e veturave “Detroit Auto Show”, ku ka parë nga afër disa nga automjetet më të fundit.
Presidenti Biden, 79 vjeç i ka provuar disa prej tyre, derisa ka thënë se ato e bëjnë optimist për të ardhmen.
Ai madje nuk ka hezituar ta quajë veten "djalosh veturash".
“Unë jam një djalë i veturave dhe automjetet në ekspozitën e automjeteve në Detroit më japin kaq shumë arsye për të qenë optimist për të ardhmen”, ka shkruar Bideni në Twitter.
Bideni njoftoi fazën e parë të një plani për të investuar 7.5 miliardë dollarë drejt ndërtimit të një rrjeti kombëtar për rimbushjen e automjeteve elektrike.
I’m a car guy, and the vehicles at the Detroit Auto Show give me so many reasons to be optimistic about the future.pic.twitter.com/FOh0bnizMR
— Joe Biden (@JoeBiden) September 15, 2022
-
Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj
-
Bideni fajëson aeroplanin dhe udhëtimin për performancën e dobët në debat
-
Bideni siguron donatorët se ai mund t’i fitojë zgjedhjet
-
Biden pranon se pati ngecje në debat: Por do ta fitoj edhe një mandat
-
Trump: Bideni do ta shkatërrojë SHBA-në, veturat elektrike janë çmenduri