Tesla ishte e papërgatitur që punonjësit të ktheheshin masivisht në zyrë, thuhet në një hetim të kryer nga “The Information” të hënën, duke u potencuar se pati mungesë të vendeve për parkim, mungesë të tavolinave dhe WIFI të dobët.
Shumë punonjës të Teslas punuan nga shtëpia qëkur nisi pandemia e koronavirusit, ndërsa me kohë, numri i tyre u dyfishua, duke bërë që kur u kthyen në zyra, nuk pati hapësira të mjaftueshme. Në anën tjetër, kompania amerikane e veturave kërcënoi se punëtorët që nuk do të kthehen të punojnë në zyra, do të duhet të jepnin dorëheqje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur punonjësit panë gjendjen, shumë prej tyre u detyruan të punonin nëpër pika të tjera të Teslas të shteteve të ndryshme, duke bërë qindra kilometra me veturë.
Tesla nuk iu përgjigj hulumtimit të mediumit.
Më 31 maj, shefi i Teslas, Elon Musk, iu shkroi e-mail punonjësve duke iu kërkuar të kthehen në zyra.
“Të gjithëve në Tesla u kërkohet të kalojnë në zyrë të paktën 40 orë në javë. Nëse nuk paraqiteni, supozohet se keni dhënë dorëheqje”, thuhet në e-mailin e dërguar nga Musk.