Kompania e prodhimit të veturave, Volkswagen, është optimist se mund të përmbushë objektivat e tij për vitin 2022 në Kinë, pavarësisht bllokimeve për COVID-19, ka thënë të mërkurën shefi ekzekutiv i saj.
"Ne jemi ende optimistë se mund të përmbushim objektivat tona për vitin 2022 në Kinë, sepse kemi një plan rimëkëmbjeje në vend, një program të madh nxitjeje nga qeveria për kërkesën për vetura", shtoi Herbert Diess.
Ai gjithashtu ka thënë se kompania mbeti në rrugën e duhur për të shitur më shumë Porsche deri në tremujorin e katërt të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
VW-ja planifikon të dyfishojë automjetet elektrike në Kinë
-
Volkswageni paralajmëron shkurtimin e mijëra vendeve të punës deri në fund të vitit
-
Volkswageni planifikon ulje drastike të prodhimit
-
Volkswageni paralajmëron investime 160 miliardë euro
-
Shitjet e veturave elektrike arrijnë në 20 milionë në vitin 2025