Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Fordi dënohet me 19.2 milionë dollarë në SHBA

Fordi do të paguajë 19.2 milionë dollarë për të zgjidhur akuzat se ka reklamuar në mënyrë të rreme ekonominë e karburantit në botën reale dhe kapacitetin e ngarkesës për disa hibride dhe kamionë, ka thënë të martën Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Iowas, shkruan Reuters.

Bëhet fjalë për veturat hibride C-Max 2013–2014 dhe kamionçina Super Duty 2011–2014. Në vitin 2013, Ford uli vlerësimet e reklamuara të ekonomisë së karburantit në hibridin e tij C-Max deri në 11 kilometra për gallon dhe u dërgoi çeqe pronarëve prej 550 dollarësh për të kompensuar diferencën në kostot e karburantit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Për vite të tëra, Fordi reklamoi ekonominë mbresëlënëse të karburantit dhe kapacitetin e ngarkesës për veturat dhe kamionët e tij", ka thënë prokurori i Përgjithshëm i Iowas, Tom Miller. "Për fat të keq, këto shifra nuk bazoheshin në realitet, duke i lënë klientët me automjete që nuk plotësonin standardet e tyre".

Marrëveshja, me 40 shtete dhe Distriktin e Kolumbisë, e ndalon Fordin të bëjë pretendime të rreme ose mashtruese për reklamat në lidhje me ekonominë e vlerësuar të karburantit ose kapacitetin e ngarkesës së një automjeti të ri. Ford nuk e pranoi keqbërjen.

Në vitin 2021, Ford tërhoqi gati 12 mijë kamionë F-350 të vitit 2020 sepse kishin vlera të gabuara të ngarkesës.