Vetura gjermane Audi pati një rënie në shitje në tremujorin e parë, por prodhuesi i veturave ende mund të mburret me fitime rekord, shkruan Reuters.
Fitimi i Audi u dyfishua në 2.9 miliardë euro, që është fitimi më i lartë ndonjëherë në tremujorin e parë, njoftoi kompania. Ndër të tjera, Audi ka përfituar nga efektet pozitive të lëndëve të para të marra, të cilat i kanë sjellë 1.2 miliardë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSituata në të cilën ndodhet Audi është e mirë, pavarësisht problemeve me lëndët e para, çipat dhe furnizimin me pjesë.
Sipas tij, gjendja në treg është e shkëlqyer. Përveç kësaj, Audi tani prodhon vetura më të shtrenjta dhe me kosto efektive.
Gjatë gjithë vitit, Audi Group planifikon të dorëzojë 1.8 deri në 1.9 milionë automjete dhe të arrijë një fitim total prej 62 deri në 65 miliardë euro.
Kështu, kompania, e cila është pjesë e Grupit Volkswagen, konfirmon parashikimin e saj "megjithë pasiguritë gjeopolitike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe vështirësitë e furnizimit".