Viti 2021, pak a shumë si viti famëkeq 2020, ka qenë globalisht tejet i vështirë, jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ajo ekonomike.
jo të gjithë kanë parë ditë të zeza, përkundrazi. Në 117 vite histori, një nga simbolet e luksit në automobilizëm, kompania britanike Rolls Royce, nuk kishte shitur kurrë aq vetura në 12 muaj, plot 5.586.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas CEO-s së kompanisë britanike, Torsten Muller-Otvos, “meritë” e këtij rekordi është pikërisht pasiguria ndaj pandemisë dhe pasojave të saj.
“Shumë kanë parë miqtë dhe të afërmit e tyre të vdesin për shkak të COVID-19. Kjo i ka bërë të mendojnë se jeta është e shkurtër dhe është më mirë ta jetosh tani sesa të shtysh vendimet”, tha ai, përcjell A2.
Modeli më i shitur ka qenë ai Phantom, i ndjekur nga SUV Cullinan. SHBA-ja dhe Kina përfaqësojnë secila nga 30% të shitjeve.
“Falë COVID-it, industria e luksit është në përhapje globale. Njerëzit nuk kanë pasur mënyrë të udhëtojnë shumë, të dëfrehen, kanë mbledhur para që kanë filluar të shpenzojnë në objekte luksi”, shtoi CEO i Rolls Royce, Muller-Otvos.