Auto

BMW-ja e vitit 1958 del në shitje për 2.2 milionë euro

BMW 507 është pa dyshim një nga veturat më të famshme në historinë e markës bavareze dhe këtë e tregon çmimi që kërkon sot pronari i saj.

BMW 507 gëzon popullaritet të madh për faktin se është shumë i rrallë, por edhe kllientela ka status të lavdishëm. Dy nga 254 njësitë e prodhuara u blenë nga i famshmi Elvis Presley. Sot është shumë e vështirë të gjesh një veturë të tillë në shitje dhe kur shfaqet në treg çmimi është marramendës i lartë.

Por një veturë BMW 507 e prodhuar më 14 janar 1958 si modeli i 110-të nga 254 gjithsej të prodhuara, është nxjerr në shtije për 2.17 milionë euro.

Kjo veturë iu dorëzua pronarit të parë me një tavan të fortë që mund të hiqet. Është lyer me ngjyrë metalike, sikur edhe 21 të tjera të kësaj serie.

Është interesante se vetura nuk iu shit menjëherë pronarit të parë, por më parë ishte ekspozuar në pavijonin e BMW-së në Munih dhe iu dorëzua biznesmenit gjerman Gustav Zing në maj vitit 1958. Ai ishte përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benzit në Venezuelë.

Vetura u kthye në Gjermani në vitin 1960 dhe kaloi pesë dekada në këtë vend.

Në vitin 2007, ajo u restaurua plotësisht dhe kjo punë u krye nga ekspertë të departamentit BMW Classic. Pastaj, shtatë vjet më vonë, u kthye për një kontroll të detajuar dhe ka të gjitha certifikatat e origjinalitetit dhe cilësisë.

BMW 507 ka të kaluara rreth 85.000 kilometra dhe shitet për 2.17 milionë euro. Është në gjendje shumë të mirë, kështu që pronari i ri nuk do të këtë nevojë për investim shtesë. /klix

{gallery}