Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Musk: Bideni është i njëanshëm kundër Teslas

Shefi i Teslas, Elon Musk, akuzoi presidentin amerikan Joe Biden për paragjykim ndaj kompanisë së tij të veturave elektrike dhe ka thënë se administrata aktuale duket se "kontrollohet nga sindikatat", njoftoi NY Post.

I pyetur në Konferencën e Kodit në Kaliforni se pse ai u tall me presidentin në një cicërimë në Twitter në fillim të këtij muaji pasi Bideni dështoi të pranonte përfundimin e misionit të parë civil nga SpaceX, Musk deklaroi se Bideni "nuk është më miqësor".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Musku vuri në dukje veçanërisht një ngjarje të veturave elektrike të organizuar në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, në të cilën Tesla - e cila shet më shumë vetura elektrike në SHBA se çdo prodhues tjetër - nuk ishte e ftuar.

"Biden mbajti këtë samit EV - nuk e ftoi Teslan. Të ftuar ishin GM, Ford, Chrysler dhe UAW [Unioni i Punëtorëve]. Një samit i veturave elektrike në Shtëpinë e Bardhë. Nuk e përmendi Teslan një herë, dhe vlerësoi GM dhe Ford për udhëheqjen e revolucionit të veturave elektrike", u shpreh Musk.

Musk shtoi se administrata e Bidenit është "pak e njëanshme ose diçka e tillë... thjesht jo administrata më miqësore. Duket se kontrollohet nga sindikatat".