Edhe pse ka 14 vjet, GT-R (R35) nuk ka dhënë shenja të ngadalësimit. Nissani po vazhdon ta përditësojë superveturën në baza vjetore për ta mbajtur në treg. Së fundmi, këtë e ka bërë me modelin T-Spec, që megjithatë në Australi ia ka dhënë fundit të rrugës së veturës GT-R.
Nissanit s’do t’i lejohet shitja e asnjë veture nga 1 nëntori, për shkak të testeve shtesë për pjesët anësore të veturës. Këtu Nissan GT-R s’përmbush kriterin e përcaktuar nga Australia dhe vetura do të pensionohet nga ky treg pas 12 vjetësh në shitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht një veturë e re Nissan GT-R kushton në Australi 193 mijë dollarë australianë.
Pos GT-R edhe shumë modele speciale do të përjetojnë fatin e njëjtë në Australi.