Nissan GT-R po i afrohet pensionit, veçanërisht pasi i tha lamtumirë tregjeve evropiane dhe australiane, por Avante Design kanë imagjinuar se si do të dukej një evolucion i modelit sportiv të frymëzuar nga modelet e së kaluarës, shkruan Autocar.
Avanta Design sjellin në jetë idenë e gjeneratës R36, pjesa e përparme e të cilit ngjan me R34 Skyline GT-R dhe është e zbukuruar me detaje të modernizuara si vijat horizontale LED në pjesën e jashtme të dritave.
Kjo pamje të kujton mjaft GT-R-në aktuale, më shumë sesa stilin më të sheshtë të R34.
Në pjesën e pasme bien në sy dritat e rrumbullakëta, të cilat janë “marka” e modelit GT-R.
GT-R aktual ka vite që ekziston dhe motori i tij 3.8 litërsh V6 me dy turbo është përmirësuar me kalimin e kohës duke rritur fuqinë nga 480 në 600 kf për modelin Nismo, ose 710 kf për GT-R50.
Nissan ka paralajmëruar ardhjen e modelit të gjeneratës së re GT-R, por nuk dihet se kur do të ndodhë. Spekulimet thonë se do të jetë i elektrizuar, dhe ndoshta plotësisht elektrik.
-
E fundit në llojin e saj, vetura e Nissan që do të shitet rreth 2.2 milionë dollarë
-
Nissan GT-R s’do të shitet në Australi për shkak të rregullave të reja të shtetit
-
Golfi “më spektakolar deri më sot” po vjen
-
Honda e Nissani pritet të bashkohen për të prodhuar vetura elektrike
-
Lansohet Volkswagen Golfi i ri