Hyundai do të tërheq më shumë se 390,000 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadë për shkak të dy problemeve që mund të shkaktojnë zjarr në motor.
Sipas dokumenteve të publikuara të mërkurën nga Administrata Nacionale e Sigurisë Rrugore në SHBA, pronarët e këtyre automjeteve kërkohet t’i parkojnë ato dhe t’i mbajnë larg ndërtesave derisa problemi të jetë rregulluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTregtarët do të zëvendësojnë siguresat e po ashtu edhe kompjuterët e automjeteve nëse do të jetë e nevojshme. Problemi ka shkaktuar 18 raste të zjarrit në SHBA, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, sipas të dhënave zyrtare.
“Hyundau është duke e realizuar këtë tërheqje për të ruajtur sigurinë e konsumatorëve të tij”, ka thënë kompania përmes një deklarate për media.
Muajin e kaluar edhe Kia pati tërhequr 147,000 automjete për shkak të problemeve të ngjashme.