Shtetet e Bashkuara kanë hapur hetim për 1.4 milionë automjete Honda, pas raportimeve për probleme serioze të motorit, raportoi të hënën Reuters.
Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada ka njoftuar se po e hap hetimin.
Honda në nëntor të 2023-tës tërhoqi 249,000 automjete në SHBA, pasi prodhuesi japonez tha se një defekt prodhimi në boshtin e motorit mund të shkaktonte dështimin e tij.
Agjencia amerikane e sigurisë së automjeteve tha se ka 173 raporte për këtë problem në automjete të ndryshme Honda dhe Acura nga vitet e modelit 2016-2020.
Honda tha të hënën se është në dijeni të hetimit dhe ka qenë tashmë në komunikim me agjencinë për këtë temë dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me NHTSA gjatë procesit.
-
SHBA-ja nis hetim ndaj Fordit për afro 1.3 milionë kamionë
-
Honda tërheq mbi 205 mijë automjete, shkak rrjedhja e karburantit
-
Honda tërheq 2 milionë automjete, shkak problemet në timon
-
Nis hetimi për mbi 360 mijë automjete të Fordit, shkak problemet me frena
-
Problemi me rripin e sigurisë detyron Fordin të tërheqë rreth gjysmë milioni automjete nga tregu