Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, G-Power, njofton se ka edhe një paketë për modifikim për M2 Competition të BMW-së.
Kjo paketë mban emrin G2M Limited Edition dhe përfshin motorin 3.0-litër me gjashtë cilindra e kapacitet prej 404 kW/550 kuajfuqi. Po ashtu përfshinë edhe turbo-mbushësin e modifikuar si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani, ky M2 Competition shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,7 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 300 km/orë, shkruan carscoops.
{gallery}
Gjithashtu, paketa e re e G-Powerit përshinë edhe set të rrotave “Hurricane RR” nga alumini, amortizatorët e modifikuar, timonin nga fibra të karbonit, etj.
G-Power paralajmëron se do të ofrojë vetëm 25 paketa të tilla me çmim prej 11,900 euro (me tatim) në Gjermani.