Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Ford Mustang, vetura sportive më e shitur më 2020

Për dy ditë, më 17 prill, Ford Mustang do të shënojë 57-vjetorin e themelimit dhe si dhuratë për kompaninë, është lajmi se kjo veturë sërish ishte më e shitura në botë sa u përket atyre sportive.

Mustang gjatë vitit 2020, në gjithë botën u shit në 80.577 njësi, që i bie se mbuloi 15.1 për qind të gjithë kërkesës për vetura sportive në botë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vetëm në SHBA janë shitur 61.090 vetura Mustang.

Ky model i Fordit ishte popullor edhe në Evropë. Në Hungari u shënua rritje e shitjes së tij për 68.8 për qind, në Holandë për 38.5 për qind dhe në Danimarkë për 12.5 për qind. \ autoblog