Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Shtatë modelet që garojnë për veturën e vitit 2021 në Evropë

Tashmë është bërë e ditur lista e ngushtë prej shtatë modeleve të veturave që kandidojnë për veturën e vitit 2021 në Evropë.

Në fund të vitit 2020, lista e zgjeruar përmbante 29 kandidatë, por tashmë ajo është shkurtuar në shtatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për çmimin prestigjioz garojnë veturat: Citroen C4, Cupra Formentor, FIAT 500 (elektrik), Land Rover Defender, Skoda Octavia, Toyota Yaris dhe Volkswagen ID.3.

Pra, në garën finale nuk ka modele të veturave nga Mercedesi, BMW-ja, Audi, pastaj dyshja koreane Hyundai-Kia dhe firma të tjera.

Mercedesi i kishte katër modele në listën e zgjeruar, por në mesin e shtatëve final nuk e ka asnjë.

Po ashtu, as vetura më e shitur për dekada, Golf, nuk ka arritur të futet mes shtatë modeleve kandidate. Ndërkohë, nderin e veturave aziatike e mbron Toyota me modelin Yaris.

{gallery}