Auto

Alfa Romeo dhe Sauber vazhdojnë bashkëpunimin

Alfa Romeo dhe Suaber do të vazhdojnë bashkëpunimin në Formula 1 edhe sezonin e ardhshëm.

Prodhuesi italian Alfa Romeo është kthyer në Formula 1 para dy vjetësh pas më shumë se tri dekadash.

Vozitësit Kimi Raikkonen dhe Antonio Giovinazzi do të vazhdojnë të drejtojnë modelet e Alfa Romeos, derisa Sauberi do të asistojë në vozitjen e tyre.

Prodhuesi zviceran Sauber dhe Alfa kanë konfirmuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin, derisa bolidët do të kenë dizajn të veçantë qysh nga gara e ardhshme.

Alfa Romeo do të jetë pjesë e Formula 1 të paktën deri në vitin 2025.