Kampioni i shumëfishtë i UFC-së, Conor McGregor ka blerë një super barkë luksoze Tecnomar Lamborghini 63, e cila është prodhuar nga bashkëpunimi i prodhuesit të super veturave, Lamborghinit dhe kompanisë së prodhimit të jahteve The Italian Sea Group.
I inspiruar në super veturën Lamborghini Sian FKP 37, kjo super barkë është emëruar në bazë të vitit të themelimit të Lamborghinit, 1963, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonstrukti i bërë nga fibrat e karbonit nga Tecnomar e bënë këtë jaht të klasifikohet në kategorinë “super të lehtë”.
Kjo barkë peshon 24 tonë ndërsa është e gjatë 20 metra dhe ka 2 motorë V12, secili me nga 2 mijë kuajfuqi.
Barka kushton 3 milionë euro dhe do të prodhohen vetëm 63 ekzemplarë ndërsa do të dal në shitje në fillim të vitit 2021.
{gallery}