Auto

JLR-ja shpalos sistemin që ndalon zhurmën nga jashtë

JLR-ja shpalos sistemin që ndalon zhurmën nga jashtë

Jaguar Land Rover ka shpalosur një sistem të ri i cili do të shërbejë për uljen e volumit të zërave të padëshirueshëm në kabinë, për deri 10 decibelë.

JLR ka thënë se zërat në frekuencë deri 300Hz – si zhurma e gomave dhe ajo e frymës jashtë – mund t’i shkaktojnë telashe shoferit duke zgjatur kohën e reagimit për rreth 17 për qind dhe e bëjnë më të vështirë për shoferin që të merret me pengesat në rrugë, raporton AutoExpress.