Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Importueseve të Autorizuar të Automjeteve të Reja (SHIAR), Zgjim Mitën dhe Fioret Pruthin, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se ministri shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me këtë shoqatë në adresimin e problemeve të tyre në importin e veturave të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Abrashi bëri të ditur se janë duke u punuar në krijimin e lehtësirave edhe për veturat e së ardhmes, ato elektrike dhe hibride, duke punuar në legjislacion për ta harmonizuar me atë të Bashkimit Evropian. Po ashtu në takim u diskutua edhe për ndikimin e veturave të reja që kanë në rritjen e sigurisë në komunikacion”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu u diskutua për sfidat që po përballen kompanitë nga situata e krijuar nga pandemia COVID-19.