Tesla po planifikon të eksportojë automjete Model 3 të prodhuara në Kinë për në tregun aziatik dhe evvropian, thonë burime për Reuters.
Prodhuesi i automjeteve amerikane, i cili filloi të prodhojë sedanë elektrikë Model 3 nga fabrika në Shanghai në dhjetor, planifikon që vitin e ardhshëm të shesë automjetet Model 3 të Kinës në Japoni dhe Hong Kong, njoftojnë këto burime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTesla nuk është përgjigjur menjëherë pas këtyre komenteve.
Firma amerikane po zgjeron kapacitetin e saj prodhues në Kinë për të prodhuar automjetet sportive Model Y dhe duke shtuar linja për të prodhuar më shumë paketime të baterive, motorë elektrikë dhe kontrollues motorësh, transmeton KOHA.
Tesla e cila pretendon të prodhojë 150,000 automjete Model 3 nga Shanghai këtë vit, ka shitur rreth 11,800 automjete në Kinë muajin e kaluar.