Tregu evropian është shumë konkurrues, e po ashtu edhe ai britanik, por veturat më të shitura në këto tregje zakonisht nuk gjenden as në top 10-she të veturave më të shitura globalisht.
Kjo sipas analizave të bëra së fundi, nga “Car industry Analysis”, të cilët kanë zbuluar se shitjet e SUV-ve janë rritur për 3 përqind që nga 2018-ta, raporton ueb faqja automobilistike autoexpress.co, transmeton KOHA.
Më poshtë janë 10 veturat më të shitura globalisht

Toyota Corolla saloon - 1.2 milion ekzemplarë të shitura globalisht gjatë 2019-ës

Toyota RAV4 – Afër 1 milion ekzemplarë të shitura globalisht gjatë vitit të kaluar

Honda CR-V – Me 831 mijë njësi të shitura

Ford F-150 – Ky SUV është vetura më e shitur përgjatë 39 viteve të fundit në SHBA

Nissan Sentra – 722 mijë njësi të shitura globalisht

Toyota Camry - 708 mijë njësi gjatë vitit të kaluar

Nissan X-Trail/Rouge – Rreth 674 mijë ekzemplarë të shitur gjatë vitit të kaluar

Honda Civic Saloon – Rreth 666 mijë ekzemplarë

Honda HR-V – Mbi 626 mijë ekzemplarë

Honda Accord – 587 mijë ekzemplarë