Auto

Elektrifikimi, sfida e re për punëtorët

Jeta e Patricia Notarios nisi të tundej kur dëgjoi spekulimet se “Nissani” do të mbyllte fabrikat e veta në Barcelonë. Kjo ishte në kohën kur Spanja kishte shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të parandaluar koronavirusin.

36-vjecarja dhe bashkëshorti i saj, po ashtu punonjës të “Nissanit”, ishin të izoluar në shtëpinë e tyre si miliona të tjerë. Çifti kishte vënë të gjitha kursimet në një apartament të ri muaj më herët dhe po priste një vendim për hipotekën. Pasi prodhuesi i veturave – që po prodhonte veturat në një fabrikë në këtë vend që para se Notario të lindej – konfirmoi lajmet në fund të muajit, andaj pasojat ishin të rënda.

Banka refuzoi aplikimin për hua, pronari bllokoi kthimin e 40 mijë eurove, dhe qiraja e përkohshme të cilën çifti mendonte ta shfrytëzonte deri të dilte në shtëpinë e re u kthye në harresë.

“E ardhmja jonë është e zezë”, ka thënë Notario, duke shikuar ekranin e zi të televizorit.

Ajo s’është e vetmja. Rreth 25 mijë punëtorë të industrisë në qendrën industriale në Spanjë kanë jetët e tyre të varura. Është skenë që mund të shihet në të gjithë botën nëpër qytetet e veturave pasi kriza e koronavirusit ka përshpejtuar një ndryshim strukturor në industrinë e mbingarkuar e që ndryshon shpejt.

Riorganizimi

Vendimi i “Nissanit” që të mbyllë tri fabrikat në zonën jashtë Barcelonës është pjesë e riorganizimit më të gjerë në aleancën me partnerët “Renault” dhe “Mitsubishi Motors”. Aty përfshihet ulja e prodhimit global për rreth 20 për qind. Lëvizja lidhet me tkurrjen me të cilën po përballet sektori pasi epoka e motorëve me djegie gradualisht po shkon drejt fundit.