Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

X-Classi “ekstrem” i Mercedesit

Kompania e njohur polake, Carlex Design, dhe kompania Pickup Design kanë bashkuar forcat për të modifikuar X-Classën e Mercedesit, duke e shndërruar atë në një Pick-up “ekstrem”.

Pickup Design është marrë me eksterierin e këtij Pick-upi të Mercedesit, ndërsa me enterierin e tij Carlex Design, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky projekt mban emrin “EXY Extreme+”, dhe ndër të tjera përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, kofanon me vrima për ajër, drita në çati, disa pjesë nga fibra të karbonit, si dhe enterier me ulëse sportive, lëkurë me ngjyrë të zezë, etj.

{gallery}

Gjithashtu, Pickup Design ofron edhe disa paketa të tjera për X-Classën. Versioni “Urban” vjen me paketën për trupin nga fibra të karbonit (duke përfshirë edhe kofanon), maskën e përparme të re, rrotat e reja, etj.

Në anën tjetër, versioni “Off-Road” vjen më i lartë, me disa pjesë për siguri, rrotat dhe gomat e reja, litarin për tërheqje, etj.