Pronari i prodhuesit amerikan të veturave elektrike "Tesla", Elon Musk, deklaroi sot se kompania e tij është shumë afër përvetësimit të nivelit të pestë të teknologjisë autonome të drejtimit, e cila lejon që automjetet të lëvizin pa asnjë pjesëmarrje të shoferit.
"Jam jashtëzakonisht i bindur që niveli i pestë, domethënë, në thelb, autonomi e plotë, do të bëhet realitet dhe unë mendoj se do të ndodhë shumë shpejt," tha Musk në një video-mesazh në hapjen e Konferencës botërore të këtij viti mbi Inteligjencën Artificiale në Shangai, transmeton KsP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo