Auto

Citroën Traction Avant, vetura e Luftës së Dytë Botërore

Citroën Traction Avant, vetura e Luftës së Dytë Botërore

Edhe pse tashmë antikitet, kjo veturë me siguri është makina më inovative gjerë tani. Traction Avant nuk i ka shpikur të gjitha teknologjitë që e bën aq të famshëm, por ishte kombinimi unik i amortizatorëve të pavarur në secilën rrotë, konstrukti i karrocerisë ku shasia është e lidhur me skeletin si dhe frenat hidraulike, që e bënë këtë makinë aq të mirë në atë kohë, shkruan Top Gear.

Po flasim për vitin 1934. Citroeni adoptoi të gjitha këto teknologji, dhe ishte për afro 25% më i lehtë se rivalët e asaj kohe. Kishte hapësirë brenda, ishte i ulët, i lehtë dhe zhdërvjellët.