Kërkesa për automjete elektrike është rritur dukshëm në Britani, derisa është shkurtuar koha e pritjes për t’i blerë këto makina.
Këto gjetje, të publikuara nga revista What Car, vijnë pasi që Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve me Makina (SMMT) e Britanisë lajmëroi se regjistrimet e automjeteve të reja në ketë shtet kishin rënë për 44.4 për qind më mars për shkak të koronavirusit.
Por pavarësisht kësaj, regjistrimet e makinave elektrike ishin rritur për 197.4 për qind, duke treguar kështu një rritje të madhe të interesimit.
Rritja e tregut për automjetet elektrike po ndodh për shkak se qeveria e Britanisë ka vendosur ta zbatojë planin e ndalimit të shtijës së makinave me naftë, dizel apo atyre hibrid nga viti 2040 si ishte planifikuar, në vitin 2035 “më së voni”.
Ekspertët kanë paralajmëruar qeverinë se viti 2040 do të jetë shumë larg nëse Britania dëshiron të arrije zero lëshime të karbonit deri në vitin 2050.
Revista What Car tha se koha e pritjes për një makinë elektrike vitin e kaluar zgjaste më shumë se 12 muaj, ndërsa tani koha mesatare e pritjes për një makinë të re elektrike ka rënë dukshëm dhe mund të blihet brenda 12 javëve.
Konkurrenca në rritje për shtijën e makinave elektrike gjithashtu ka mundësuar lirimin e çmimeve, shkruan The Independent.