Auto

Gjenerata e ardhshme e Range Rover dhe Range Rover Sport, me teknologji më të avancuar ndonjëherë

Foto: Auto Car

Pas debutimit të gjeneratës së re të Defenderit, fokusi i interesimit në lidhje me kompaninë Jaguar Land Rover po kalon në risitë tjera, në mesin e tyre edhe modelet tërësisht të reja Range Rover dhe Range Rover Sport.

Sipas mediave britanike, gjenerata e pestë e Range Roverit pritet të arrijë gjatë vitit të ardhshëm me platformën e re MLA (Modular Longitudinal Architecture), ndërsa gjenerata e tretë e Range Rover Sport do të arrijë më 2022, po ashtu me platformën MLA.

Falë përdorimit të materialit nga alumini, platforma e re peshon më pak për dallim nga ajo aktuale, si dhe vjen me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat dhe plug-in hibrid.

Gjithashtu, raportohet se në gamën e Range Rover Sport të ri në dispozicion do të jetë edhe versioni mild-hibrid dhe plug-in hibrid me motor me 6 cilindra dhe versioni hibrid me motor me 4 cilindra, transmeton Koha.net.

Versioni elektrik mund të ketë një ose dy motorë elektrikë, sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, baterinë me kapacitet deri në 100 kWh, si dhe autonominë deri në rreth 480 kilometra.

Sa i përket dizajnit, nuk pritet të ketë shumë ndryshime përveç evoluimit duke u frymëzuar në modelet Velar dhe Evoque. Të gjitha këto, përmes enterierit luksoz dhe teknologjisë së avancuar.

Sipas raportimeve, këto modelet e reja do të jenë Range Rover dhe Range Rover Sport më radikal dhe me teknologji më të avancuar ndonjëherë. Po ashtu, thuhet se do të prodhohen në fabrikën Solihull në Britani.