Auto

Lamborghini Urus me eksterier tërheqës e plot 808 kuajfuqi

Kompania e gjermane që merret me modifikimin e veturave, Wheelsandmore, deri tani ka promovuar disa paketa për modifikimin e modeleve Aventador dhe Huracan të Lamborghinit, ndërsa kreacioni i saj më i ri është ky Urusi që e shohim në foto.

Nën kofanon e këtij Urusi, gjendet motori 4.0-litër V8 Bi-Turbo i cili është i përforcuar në 808 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Ky përforcim, blerësve do t’iu kushtojë 6.500 euro.

{gallery}

Përveç plot 808 kuajfuqive, këtë Urus e bën më tërheqës edhe eksterieri i tij me ngjyrë të zezë shkëlqyese.


Lexoni edhe: 

Mansory me ofertë të re për Urusin e Lamborghinit [foto]


Në ofertë, Wheelsandmore ka edhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave (4.800 euro), amortizatorët e modifikuar si dhe set të ri të rrotave 22 ose 23-inçësh nga alumini.

Rrotat 23-inç vijnë me goma “Continental” 295/35/23 dhe 335/30/23, të cilat kushtojnë 11.899 euro.