Auto

Testohet Nissan Leaf e+ i ri me dy motorë elektrikë dhe sistemin e tërheqjes 4x4

Modelin që e shohim në foto, është model testues e cila bazohet në Leaf e+ të Nissanit.

Ky model testues ka dy motorë elektrikë si dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4x4, transmeton Koha.net. Po ashtu, këta dy motorë në total janë me kapacitet prej 227 kW/308 kuajfuqi.

{gallery}

Gjithashtu, ai ka edhe rrotat 17-inçësh “Volk Racing” me goma 215/55 të përparme dhe 235/50 të pasme, mbrojtësit anësor të zgjeruar, si dhe një ekran 12.3-inçësh në interier.

Modeli testues, po ashtu, është më i shkurt, gjerë dhe i ulët për dallim nga Leaf e+ standard.