Kompania japoneze Nissan njoftoi se modeli i saj Leaf u bë makina e parë elektrike në histori që shitet në 400,000 kopje.
Modeli u shfaq në treg tetë vjet më parë, më saktësisht në dhjetor 2010 dhe sot është modeli më i shitur elektrike në botë, transmeton KosovaPress.
Deri në dhjetor të vitit 2015, shitja e këtij modeli tejkaloi shifrën prej 200,000 automjeteve, që do të thotë që Nissan shiti një shtesë prej 200,000 njësive në tre vjetët e ardhshëm.
Kompania japoneze prodhon veturën në tre kontinente - në Japoni, Britani dhe SHBA, dhe modeli Leaf është në dispozicion në më shumë se 50 tregje në mbarë botën.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë
-
Toyota tërheq mbi gjysmë milioni automjete nga tregu
-
Shitjet e Teslas të prodhuara në Kinë rriten për të tretin muaj radhazi
-
Volkswageni ia merr primatin Teslas për shitjet e veturave elektrike në Evropë