Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Nissani së shpejti vjen me tri vetura elektrike

Nissani ka njoftuar se do të prezantojë së shpejti tri vetura të reja elektrike.

I pari nga to do të jetë gjenerata e dytë e modelit Leaf.

Modeli i dytë është koncepti Nissan IMx Kuro, që paralajmëron “ndryshim loje” në tregun e veturave elektrike.

Modeli i tretë është një veturë krejtësisht e re për tregun kinez.

Me 579 mijë vetura plug-in elektrike të shitura në Kinë më 2017, Nissani dëshiron të futet sa më shpejtë në tregun e veturave tërësisht elektrike.