Prodhuesi japonez prezantoi në panairin e teknologjisë CES 2019, i cili po mbahet në Las Vegas, modelin Leaf e+ i cili vjen me një bateri më të madhe dhe autonomi prej 363 kilometra.
Nissan Leaf më parë mund të kalonte deri në 241 km me vetëm një mbushje të baterisë, ndërsa tani është në gjendje të kalojë deri në 122 km më shumë sesa më parë.
Përveç një baterie më të madhe litium-jon prej 62 kWh, Leaf e+ gjithashtu ka një motor elektrik më të fuqishëm. Ky motor tani është me kapacitet prej 217 kuajfuqi. Më herët, kishte motor me 150 kuajfuqi, transmeton KosovaPress.
{gallery}
Gjithashtu, Leaf e+ do të jetë në dispozicion edhe me një bateri tjetër të re me kapacitet prej 70 kW. Modeli i ri është paksa elegant në krahasim me paraardhësin e tij, kryesisht në pjesën e përparme.
Leaf e+ së pari do të mbërrijë në autosallonet në Japoni deri në fund të muajit, ndërsa konsumatorët në Evropë duhet të presin deri ka i vitit.
-
Vetura elektrike kineze që karikohet për 99 sekonda pritet të mbërrijë në Evropë në vitin 2026
-
Ferrari zbulon detajet e modelit të parë elektrik, pritet të kushtojë 500 mijë euro
-
Shqipëria nuk është më vend i Mercedesëve
-
Audi prezanton superveturën e re
-
Më modern se kurrë, Volkswageni prezanton Caddyn e ri