Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Seati rifillon prodhimin pas ndërprerjes për shkak të trazirave në Barcelonë

Prodhuesi spanjoll ka mbetur pas me prodhimin e 3.500 veturave për shkak të protestave të fundit.

Seat ka rifilluar prodhimin në fabrikën Martorel pasi menaxhmenti i uzinës vendosi të pezullojë shkurtimisht operacionet për shkak të protestave masive dhe rrëmujave në Barcelona.

Një nga arsyet e pezullimit të përkohshëm të punës ishte frika nga një ndërprerje e mundshme e zinxhirit të furnizimit gjatë protestave, por edhe dëshira për të mos i rrezikuar punëtorët në rrugën e tyre për të punuar për shkak të rrëmujës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një zëdhënës i kompanisë i tha Autonews Europe se gjatë pesë ndërrimeve uzina kishte "dështuar" të bënte rreth 3.500 automjete që planifikonte të zbriste nga linjat e prodhimit. Siç deklaroi ai, kjo ‘vonesë’ do të kompensohet brenda javëve të ardhshme.

Prodhimi në uzinën Martorel u ndërpre të enjten deri të premten.

{gallery}