Prodhuesi spanjoll ka mbetur pas me prodhimin e 3.500 veturave për shkak të protestave të fundit.
Seat ka rifilluar prodhimin në fabrikën Martorel pasi menaxhmenti i uzinës vendosi të pezullojë shkurtimisht operacionet për shkak të protestave masive dhe rrëmujave në Barcelona.
Një nga arsyet e pezullimit të përkohshëm të punës ishte frika nga një ndërprerje e mundshme e zinxhirit të furnizimit gjatë protestave, por edhe dëshira për të mos i rrezikuar punëtorët në rrugën e tyre për të punuar për shkak të rrëmujës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë zëdhënës i kompanisë i tha Autonews Europe se gjatë pesë ndërrimeve uzina kishte "dështuar" të bënte rreth 3.500 automjete që planifikonte të zbriste nga linjat e prodhimit. Siç deklaroi ai, kjo ‘vonesë’ do të kompensohet brenda javëve të ardhshme.
Prodhimi në uzinën Martorel u ndërpre të enjten deri të premten.
{gallery}