Panairi i veturave të modifikuara, SEMA, që do të mbahet në Las Vegas, ngadalë po afrohet (nga 5 nëntori) dhe njëri nga modelet që do të ekspozohet është edhe ky Ford Mustang GT i modifikuar.
Për dizajnin e këtij Mustangu përgjegjës është Khyzyl Saleem, ndërsa për realizimin është përkujdesur kompania Galpin Auto Sports nga Los Anxhelosi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEksterieri i tij është me ngjyrë të kombinuar (kuq, të zezë dhe të bardhë) i cili ka dizajne sikur të modelit për gara Ford GT40, transmeton Koha.net. Ky model, në vitin 1966 mori pjesë në garën “24 Hours of Daytona”.
{gallery}
Mustangu i ri, po ashtu, vjen me set të rrotave 20-inçësh “Fifteen52 Podium Super Touring”, amortizatorët “ST Suspension XTA”, sistemin “MagnaFlow” të shkarkimit të gazrave dhe sistemin e frenimit “Wilwood”, ndërsa interieri i tij karakterizohet me ulëset “NRG” dhe timonin me stil të “Nascar”-it.
Ford Mustang GT, në SEMA do të prezantohet me motor 5.0-litër V8 me kompresor “Roush”, i cili zhvillon 700 kuajfuqi, si dhe me marshin manual me 6 shpejtësi.