Auto

Ford Mustang GT i ri i gatshëm për SEMA

Edhe një tjetër Mustang i modifikuar i cili do të prezantohet në panairin e ardhshëm të veturave të modifikuara, SEMA në Las Vegas nga 5 - 8 nëntor, është California Pony Cars Ford Mustang GT.

Ky Mustang GT i ri pritet të vijë me eksterier dy-ngjyrësh (kaltër-zi), si dhe paketën për aerodinamikën “California Pony Cars” e cila përfshinë kofanon e re, maskën e përparme të re, mbrojtësin shtesë të përparmë (spoiler), mbrojtësin shtesë të pasmë (difuzer) dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi bagazh, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, Mustangu GT i ri vjen me sistemin “Ford Performance” të shkarkimit të gazrave, rrotat 21-inçësh “Triumph Performance”, frenat “Ford Performance”, si dhe amortizatorët e rinj sportiv. Ndërsa, në interier ka ulëset sportive “Recaro”, disa pjesë nga fibra të karbonit, audio sistemin “Kicker” 1,500 Wattësh si dhe një ekran 11.8-inç të ndjeshëm në prekje.

California Pony Cars Ford Mustang GT, nën kofano ka motorin 5.0-litër V8 me paketën “Ford Performance Supercharger”.