Auto

Anija solare prezantohet në Liqenin e Ohrit

Anija solare prezantohet në Liqenin e Ohrit

Në një kohë kur Ohri po përpiqet të mos e humbasë statusin në UNESCO, gjithnjë e më shumë përflitet ideja që në Liqenin e Ohrit, në vend të anijeve aktuale me karburant që ndot, të lundrojnë anijet e pasagjerëve me panele diellore. Ato funksionojnë me energjinë diellore dhe nuk ndotin. Një i tillë i prodhuar në Kroaci iu prezantua sot pronarëve të anijeve në Ohër.

“Anija karakterizohet me vetë-qëndrueshmëri të madhe. Mund të udhëtojë 200 kilometra pa ndonjë rimbushje, e cila është më se e mjaftueshme për lundrim tërë ditor“-tha Tomislav Burada, pronar i kompanisë prodhuese.