Prodhuesi japonez i makinave “Nissan” dhe kompania franceze EDF Group kanë rënë dakord të ndihmojnë në përshpejtimin e shpërndarjes së lëvizjes me anë të elektricitetit, veçanërisht përmes karikimit inteligjent të automjeteve elektrike në Britaninë e Madhe, Francë, Belgjikë dhe Itali, njoftoi EDF.
“Marrëveshja e bashkëpunimit të kompanive përqendrohet kryesisht në zhvillimin e zgjidhjeve efikase dhe me kosto efektive për karikimin inteligjent duke bashkuar teknologjitë e zhvilluara dhe të zotëruara nga të dyja kompanitë’’, tha EDF.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSi pjesë e marrëveshjes, Nissan do të jetë përgjegjës për shitjen e automjeteve elektrike sipas teknologjisë V2G, kurse EDF Group do të mbikëqyrë zgjidhjet për mënyrat e karikimit V2G dhe shërbimet relevante.
Automjeti nën sistemin V2G do të konsiderohet jo vetëm një mjet transporti, por do të shërbejë si një termocentral i lëvizshëm që gjeneron energji elektrike në rrjetin e energjisë kur është e nevojshme.
‘’Konsumatori mund ta shesë energjinë e ruajtur në automjetin elektrik në rrjet duke gjeneruar të ardhura shtesë për të kompensuar kostot e pronësisë së automjetit”, përfundoi EDF.