Disa prodhues evropianë dhe japonezë të automobilave besojnë se mund të plotësojnë dëshirën e madhe të njerëzve për ngasje falas të automobilave elektrikë.
“E.ON”, gjiganti gjerman për shërbime elektrike, dhe “Électricité de France - EDF”, kompania shtetërore franceze për shërbime elektrike, tashmë po punojnë me “Nissanin” në zhvillimin e shërbimeve që mundësojnë që energjia e ruajtur në bateritë e automobilave elektrikë të “shitet” prapa në një rrjet të veçantë. Po përpiqen të bindin edhe autoprodhuesit evropianë të ndjekin një shembull të tillë.
Me miliona automobila elektrikë pritet të dalin nëpër rrugët e Evropës në dekadën e ardhshme. Kompanitë e shërbimeve elektrike shohin një mundësi të mirë që të shesin më shumë rrymë për shoferët, por edhe rrezikun që mund të nxitet me nevojën për rimbushje të baterive në kohën e vlugut (pikut) të kërkesës për rrymë. Sipas tyre, kjo mund të destabilizojë rrjetet e energjisë.
Për këtë “E.ON” po punon me “Nissanin” që të zhvillohet një teknologji e quajtur “automobil – rrjet” (V2G). Fillimisht po zhvillohen softuerë për grumbullimin e të dhënave ashtu që kompania gjermane e elektricitetit të mund të parashikojë majat dhe lëvizjet në kërkesat për elektricitet për të ardhmen.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
{gallery}
-
Nissan përshpejton adoptimin e makinave elektrike
-
Honda e Nissani pritet të bashkohen për të prodhuar vetura elektrike
-
VW-ja në bisedime me Renaultin për krijimin e veturës elektrike prej 20 mijë eurosh
-
Projekti interesant i Gjermanisë, veturat elektrike mund të karikohen në rrugë
-
Renault synon një vlerësim prej 10 miliardë dollarësh për biznesin e automjeteve elektrike