Prodhuesi nga Koreja e Jugut, Hyundai, ka prezantuar një veturë me panele diellore në çati.
Hyundai Sonata do të jetë në gjendje të udhëtojë mbi 1300 kilometra në vit më shumë nëse çatia e tij është e ekspozuar në diell gjashtë orë në ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutomobili është mundësuar nga një motor benzinë prej 152 kuajfuqi, 2.0 litra GDi dhe një motor elektrik 51 kuajfuqi që mbushet me bateri, transmeton KP.
Edhe pse 1300 km shtesë pa paguar për karburant ose energji elektrike duken mjaft joshëse, dobësia është që instalimi i paneleve diellore në çati nuk është as i thjeshtë dhe as i lirë, kështu që do të llogaritet si pajisje speciale.
Hyundai nuk e ka bërë të ditur çmimin me të cilin do të dalë në treg vetura me energji diellore..
Hyundai do të lansojë Sonata në Korenë e Jugut dhe në tregun e tij të preferuar amerikan.