Auto

Nissan Leaf vjen në version të ri

Kompania e njohur e veturave, Nissan, në Japoni tani ofron versionin e ri Autech të modelit të saj elektrik, Leaf.

Nissan Leaf Autech është në dispozicion me një numër të elementeve dekoruese dhe karakterizohet me ngjyrën e veçantë të eksterieri – të kaltër “Aurora Flare Pearl”, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky version i ri i Leafit është në dispozicion edhe me eksterier me ngjyrë të zezë, të bardhë, të kuqe dhe të verdhë.

{gallery}

Gjithashtu, Leaf Autech vjen me disa detaje metalike në maskën e përparme, mbrojtësit anësor dhe pargjet; dritat LED, pasqyrat elektrike, etiketën “Autech”, si dhe rrotat 17-inç nga alumini me goma 215/50.

Për interier janë zgjedhur ulëset dy-ngjyrëshe (zi-kaltër), timoni dy-ngjyrësh prej lëkure, si dhe mbishkrimi “Autech” në mbështetësin e kokës te ulëset.

Sa i përket çmimit, Leaf Autech në Japoni zyrtarisht do të jetë në dispozicion nga 21 qershori me çmim prej rreth 32.000 euro.